Çfarë është loja “Blackout” në “Tik Tok” që po merr jetë njerëzish, shkaktoi dhe vetëvarjen e 13-vjeçarit në Lushnje

Disa sfida në rrjetin social Tik-Tok janë mjaft të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.

Një nga më ekstremet është loja “Blackout”, e cila duket se është bërë shkak për vetëflijimin e fëmijës 13-vjeçar që u gjet i pajetë në Golem të Lushnjës.

Në telefonin e viktimës, policia ka gjetur disa video dhe imazhe të errëta, ku persona të ndryshëm, përfshirë dhe fëmijë, aplikojnë sfidën e lojës “Blackout”, me qëllim arritjen e gjendjes së të fiktit.

Kjo lojë ka shkaktuar dhjëtara viktima në moshë të re, në disa vende të Europës.

Hetimet paraprake të policisë dhe prokurorisë së Lushnjës, tregojnë se 13-vjeçari ka dashur të bëhet pjesë e kësaj sfide.

Pjesa më e madhe e të rinjve që e kanë provuar këtë sfidë, kanë përfunduar në tragjedi, duke humbur jetën. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, e administruar tashmë në dosjen e prokurorisë, rezulton se i mituri ka ndëruar jetë për shkak të asfiksisë.

Në vendin ku u gjend i vetëvarur, famijarët gjetën dhe një thikë.

“…ky është një rast tragjik, që merr shtysë nga lojërat ekstreme që qarkullojnë në rrjetet sociale…”-thanë burimet pranë policisë së Lushnjës.

Hetimet tashmë nuk kanë një autor të dyshuar, pasi dhe personat që orientojnë të rinjtë për tu bërë pjesë e këtyre sfidave në internet, janë virtualë.

Pasditen e 20 nëntorit 2021, Fëmija 13-vjeçar është gjetur nga familjarët i vetëvarur në dhomën e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...