‘Bomba’ nga Kujtim Gjuzi: Kam një listë me 96 emra që do të shpallen ‘non grata’ nga SHBA

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka treguar një dosje që zotëron ku sipas tij mban 96 emra që do konsiderohen jo vetëm “non grata” por edhe përtej kësaj. Sipas Gjuzit lista me emra ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, dhe do të bëhen të ditura edhe faktet mbi arsyet e shpalljes ‘non grata’.

 

“Në dosjet tona ka gjithmonë edhe kush janë njerëzit që janë fshehur, vjedhur, grabitur shqiptarët për këto 30 vite demokraci me rreth 44 miliardë euro.

 

Këto emra janë, departamenti i shtetit i ka, janë 96 emra që më kanë ardhur mua në e-mailin tim kur isha në zyrat e Kryesisë së Kuvendit, emra që do të konsiderohen jo vetëm non grata por edhe përtej kësaj, tha ai në një emision”.

 

-Mund të na thoni disa prej këtyre emrave?

 

“-E para këto emra unë nuk mund t’i bëj të ditur për arsye të pjesës të drejtimit të partisë konservatore që do të thotë më duhet që të kem jo vetëm emrat që kanë sjell ato por dhe akuzën e drejtpërdrejtë.”

 

-Po mirë, këto faktet që ju keni në këtë dosje pse nuk i dërgoni … edhe njëherë nuk janë fakte janë emra.

 

-Vetëm emra?

 

Janë vetëm emra.

 

-Mos po na i fshihni faktet?

 

-“Tani kur të më vijnë faktet unë do t’i dorëzoj atje ku duhet.”/faxweb

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...