Shkodër/ Mashtronin përmes Call-Center, ja çfarë u ndodhi kësaj rradhe 6 vajzave dhe 2 djemve

Gjykata e Shkodrës ka dhënë këtë të shtunë masën e sigurisë për 6 vajzat dhe 2 djemtë të arrestuar nga policia e Shkodrës 2 ditë më parë, pasi akuzohen për mashtrim përmes kompanive call-center.

Për të rinjtë, Gjykata ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’, duke i lënë kështu të lirë. Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi te arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” u arrestuan E.K 22 vjeçe, O.Sh 20 vjeçe, A.B 30 vjeçe, S.A, 21 vjeçe, S.A 24 vjeçe, E.O 29 vjeç, N.T 26 vjeç, Y.D, 27 vjeçe.

Kujtojmë se nga operacioni të enjten u shpallën në kërkim shtetasi polak Paëel Ëziontek 27 vjeç, i cili ishte pronari i call-center-it, A.S 21 vjeç, (bashkëjetuesja e tij) dhe K.M, 38-vjeç.

Prej një periudhe 1-vjeçare ata kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak, dhe mashtronin qytetarët europianë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...