Ku janë këto rroga se… Edi Rama: “Paga më e ulët 800 mijë lekë”, po vijnë nga bota për të punuar në peshkim

Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar buxhetin e vitit 2022 për sektorin e peshkimit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Rama është shprehur se ky sektor është zhvilluar dhe ka premise të mira për ekonominë.

Ndërkohë ndër të tjera kryeministri dhe se paga më e ulët është 800 mijë lekë.

Kryeministri zbuloi se për të punuar në Shqipëri me këtë pagë vijnë nga Turqia dhe Egjipti.

“Sot ju jeni bërë faktor në tregun më të vështirë të gjithë kontinentit që janë vendet nordike, ju jeni prezent.

Sot vetëm këtë vit, presim që të mbyllet me 32+ subjekte të licencuara. Po të shikojmë e kemi rritur eksportin 239%.

Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë.

A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë.

Dhe ku i gjeni punëtorët? Me 800 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipti për të punuar këtu.

Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu,” u shpreh kryeministri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...