Edi Rama dhe Voltana Ademi bëjnë “paqe”/ Kryeministri gati të plotësojë të gjitha kërkesat e saj

Duket se ‘beteja’ për Shkodrën, mes Edi Ramës dhe Voltana Ademit ka arritur në ‘paqe”! Kryeministri Edi Rama e kishte etiketuar Voltana Ademin si “kryebashkiaken më të paaftë në historinë”,

ndërkohë që gjatë takimit të sotëm me kryetarët e qyteteve bregdetar, kryeministri është shprehur i gatshëm t’i plotësojë të gjitha kërkesat e saj për pastrimin e mjedisit.

Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi ka listuar disa prej problematikave lidhur me çështjen e grumbullimit dhe trajtimit të plehrave gjatë një mbledhje me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakët e tjerë. Ademi tha problematika kryesore është grumbullimi i plehrave në 5 pika buzë lumenjve.

Ajo shpreh se problematikë është dhe mbetjet nga fasoneritë e qytetit. Sipas Ademnut, autoritetet i kanë gjobitur disa herë, por sërish fasoneritë kanë depozituar mbetje në vendgrumbullime jo të autorizuara.

“Ne në Shkodër kemi pika të grumbullimit buzë lumenjve. Kemi problematikë, jo vetëm i ndot lumenjtë. Ne kemi probleme me disa subjekte të fasonierisë, kemi gjobitur me nga 200 mijë lekë.

Nuk kemi një sistem monitorimi, ne në fakt na rezulton që para dy javësh duke u ngjitur në kala, pamë grumbuj mbetjesh fasonerie. Kemi probleme me monitorimin, kemi vendosur një sistem kamerash.

Mendoj që angazhimi për monitorimin e makinave që transportojnë inerte. Shkodra është shumë e madhe. Mund të eleminojmë edhe 5 pika nga 15 që kemi patur mbetje buzë lumenjve që janë inerte dhe urbane.

Kemi angazhuar punonjës sezonalë, përveç plazheve kemi dhe lumenjtë. Kemi angazhuar punonjës 6 mujor që të mbajmë një territori të pastër. Përfundojnë tek derdhja e Bunës.

Shqetësimin për këto vendgrumbullime buzë lumenjve, duket se kryeministri Rama i është përgjigjur menjëherë. Ai i cakton detyrë drejtorit të qarkut të Shkodrës të kontaktojë me Bashkinë në mënyrë që brenda javës, këto 5 pika të mbyllen”, ka thënë Ademi.

Nga ana tij, Rama u shpreh se: Do doja që menjëherë drejtori i qarkut të Shkodrës të kontaktojë me kryetaren e Bashkisë dhe brenda javës ato 5 pika informale grumbullimi buzë lumenjve të mbyllen. Nëse e shohim legjislacionin në fuqi, këto janë krime mjedisore që dënohen.

Është e pabesueshme, pasi për fat të keq nuk është vetëm rasti i Shkodrës, që bashkia të kërkojë ndihmë dhe policia të bëjë sikur nuk kupton. Duhet që urgjentisht kjo situatë të zgjidhet. Nëse dikush shkon në buzë të lumit dhe fillon një padrejtesi mjedisore, është përgjegjësia e Policisë që ta vendos përpara përgjegjësisë. Gjëja në vetvete është në policinë e shtetit si funksion për ta goditur. Si mund ta bëjë mbylljen e një aktiviteti bashkia kur këtë tagër e ka policia e shtetit. Ne e kemi diskutuar këtë gjë”.

Një tjetër pikë e cila duket se ka “pajtuar” kryeministrin Rama me kryebashkiaken e Shkodrës, është diferencimi i mbetjeve. Voltana Ademi thotë se bashkia ka në plan implementimin e diferencimit të mbetjeve në Shkodër. Ajo kërkoi që këtë kosto shtesë, gjysmën e saj ta mbulojë qeveria dhe gjysmën bashkia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...