“PS i nuk dëgjon njerëzit” Rrëfehet Braçe: Ja çfarë i thashë Ramës kur ika nga qeveria…

Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe në një rrëfim ndryshe për largimin e tij nga posti, detyrë që e mbajti gjatë mandatit të dytë të qeverisë Rama.

Tashmë deputet i Partisë Socialiste, ai është shprehur se dalja nga qeveria ka qenë zgjedhja e tij teksa ka deklaruar se i ka thënë kryeministrit Edi Rama se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së shtatorit.

“Për të dalë nga qeveria ka qenë zgjedhja ime. Nuk e di kush e ka bërë në 30 vjet, por unë e bëra. I vajta në zyrë kryeministrit tim dhe i thashë që unë nuk jam problem për qeverinë e shtatorit. S`jam as problemi yt, as problemi i Partisë Socialiste”, tha Braçe.

I pyetur se çfarë gabimi po bën Partia Socialiste apo e majta në Shqipëri Braçe është shprehur se nuk dëgjon njerëzit.

“Që nuk dëgjon njerëzit. Jo nuk e dëgjojnë njerëzit, por nuk dëgjon njerëzit. Varet edhe sesi i dëgjon njerëzit. Se mund të jesh atje, ulesh i lë një orë, një orë e gjysmë të flasin, pastaj flet, jo për të reflektuar mbi atë, por për të udhëhequr”, tha Braçe në një intervistë për Tirana Post.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...