Plas grushti te Spitali i Traumës në Tiranë, zihet mjeku me kryeinfermierin, arsyeja do iu befasojë

Një sherr banal i shoqëruar me konfrontim fizik ka ndodhur në spitalin e Traumës, në Tiranë. Kryeinfermieri dhe një mjek i spitalit të Traumës janë konfliktuar në ambientet e brendshme të spitalit.

 

Burime bëjnë me dije se kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me iniciale O.K është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped J.R.

 

Shkak mësohet se është bërë një pacient të cilin mjeku në fjalë e kishte në dhomën e vizitës, por kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit të dilte jashtë.

 

Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka agravuar deri në dhunë fizike. Ndërkohë, ndërhyrja e personelit tjetër dhe pacientëve në koridor ka shmangur pasojat e mëtejshme.

 

Burime pranë spitalit, thanë se mjeku J.R e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...