Nga Shkodra i vidhnin miliona gjermanëve e spanjollëve, arrestohen 8 të rinj në një call-center

Policia e Shkodrës ka arrestuar 8 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë pas operacionit të koduar “North Forex”, në një prej call center-ave në qytet.

Personat e arrestuar dhe ata në kërkim janë nën akuzë për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike. Burimet thanë se përmes mashtrimit kompjuterik ata u shkaktonin dëm shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

Në pranga ranë të rinjtë me inicialet: E. K., 22 vjeçe, O. Sh., 20 vjeçe, A. B., 30 vjeçe, S. A., 21 vjeçe, S. A., 24 vjeçe, E. O., 29 vjeç, N. T., 26 vjeç dhe Y. D., 27 vjeçe.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi polak Pawel Wziontek 27 vjeç, i cili ishte pronari i call-cener-it. Në kërkim janë edhe Alma Sokoli 21 vjeç, (bashkëjetuesja e tij) dhe Klodian Memo, 38-vjeç.

Burime zyrtarë bëjnë me dije se arrestimet janë kryer pas denoncimeve nga shtetas të huaj se ishin mashtruar përmes platformave të ndryshe online nga ky call-center.

Policia tha se “vijon puna për evidentimin e të gjitha subjekteve call-center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit”.

/News31

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...