HYRJELAJMELIFESTYLEA HANI BUKË TË LYER ME VAJ ULLIRI? DO TË HABITENI SE...

A HANI BUKË TË LYER ME VAJ ULLIRI? DO TË HABITENI SE ÇFARË ZBULON STUDIMI

E gjithë bota e adhuron vajin e ullirit, por jo shumë njerëz e dinë se çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj, veçanërisht kur kombinohet me bukë. Tani një studim i ri po vjen për të nxjerrë në pah përfitimet e dy elementëve kyç të dietës mesdhetare, bukës dhe vajit të ullirit.

 

Një studim i Universitetit të Glasgow arrin në përfundimin se konsumimi i vajit të ullirit në kombinim me bukën ul ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër. Në fakt, nëse konsumi është sistematik, rezultatet janë të dukshme në vetëm gjashtë javë.

 

Çfarë përmirëson vajin e ullirit

Testet e reja të avancuara kanë treguar se konsumimi i rregullt i vajit të ullirit përmirëson sinjalet kimike që lidhen me sëmundjet koronare të zemrës. Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Glasgow, vetëm 20 ml vaj ulliri (katër lugë çaji) në ditë mjaftojnë për të pasur këto efekte të dobishme.

 

Përveç kësaj, vaji i ullirit përmban acide yndyrore Ω6, një formë e yndyrave të shëndetshme të pangopura që kanë efekte të dobishme në kushte të tjera si sëmundjet e zemrës dhe artriti. Gjithashtu ul presionin e gjakut dhe përmirëson raportin mes kolesterolit të mirë dhe të keq.

TE TJERA

spot_img