WOW, FAT APO RASTËSI?! INFERMIERJA FITON LOTARINË 200 MIJË $ DITËN QË DOLI NË PENSION

Pas 36 vitesh punë si infermiere, një grua nga Kentucky, SHBA fitoi një ‘jackpot’ prej 200 mijë dollarësh në të njëjtën ditë kur doli në pension.

“Ishte e pabesueshme,” tha ajo në një njoftim për shtyp.

“Unë sapo kisha dalë në pension atë ditë. E pashë këtë si një shenjë se duhej të lija punën.”

Zyrtarët e Lotarisë në Kentucky thanë se gruaja, e cila kërkoi të mbetej anonime, bleu biletën 10 dollarëshe në një dyqan në Prestonburg, në pjesën lindore të shtetit.

Fituesja i tha zyrtarëve të lotarisë se dy vitet e fundit të karrierës së saj të infermierisë i kaloi duke u marrë me pandeminë Covid-19.

Fituesja udhëtoi tre orë me makinë për në selinë e lotarisë në Louisville javën e kaluar për të marrë çmimin e saj, i cili pas taksave mbeti 142,000 dollarë, shkruan CNN.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...