Denoncimi, ja çfarë ndodhi me 3 policët që rrahën qytetarin dhe i morën lekë

Tre punonjësit e policisë së Pogradecit, inspektorët B.P., K.B. dhe E.O. janë proceduar penalisht dhe rasti i tyre është referuar në Prokurorinë e Pogradecit pasi rrahën një qytetar duke i thyer dhëmbët dhe i morën para.

Ngjarja është denoncuar nga emisioni Stop në Tv Klan më 10 Nëntor 2021. Tre punonjësit e policisë me detyrë trup shërbimi i patrullës së përgjithshme akuzohen për shpërdorim detyre, kryerje e veprimeve arbitrare dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, që nisi menjëherë verifikimet për rastin ditën kur u denoncua ngjarja nga emisioni Stop.

“Në vijim të njoftimit paraprak për nisjen e hetimeve lidhur me denoncimin në emisionin investigativ “STOP” në TV Klan, të shtetasit I.D., Drejtoria Rajonale e SHÇBA Korçë-Elbasan ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec në ngarkim të 3 punonjësve të policisë, për Inspektorët B.P., K.B. dhe E.O., me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Pogradec”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Qytetari Ilirjan Dojçe tha në emisionin Stop se ai ishte ndaluar nga 3 policët pas orës 23:00 kur hynte në fuqi ora policore. Sipas qytetarit, ai u kishte dhënë para policëve për të mos e gjobitur që kishte dalë jashtë orarit të lejuar.

Por më pas, kur parkoi makinën para shtëpisë, të njëjtët policë i dolën sërish përpara dhe e rrahën duke i thyer dhmbët. Nga kamerat e fshehta të Stop, punonjësit e policisë pranonin se kishin marrë para nga qytetari dhe që e kishin rrahur.

“Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se punonjësit e policisë janë përfshirë në veprime korruptive, me qëllim favorizimin e të riut, duke mos e ndëshkuar atë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes pas fashës orare të lejuar, si edhe drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Materialet janë referuar në gjendje të lirë për punonjësit e Policisë për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, njofton Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat./ Tv Klan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...