Burrë e grua, rrihen për gjellën/ I moshuari xheloz, bashkëshortja e qëllon me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet! Dy të moshuar, burrë e grua janë konfliktuar, për motive të dobëta, në një debat në familje që ka përfunduar edhe në perplasje fizike.

Në dosjen që Top Channel disponon, thuhet se kallëzimi u dorëzua nga e moshuara me inicialet L.S e cila tregon se bashkeshorti mbasi u kthye në banesë, ajo e kishte pritur që të drekonin së bashku.

‘Im shoq më kërkoi llogari pse dhe për kë gatuaja kaq shumë ushqim dhe nisi t’më godasë me grushta’ – thotë e moshuara. Por, siç shkruan Top Channel, kur policia ka thirrur 79 vjeçarin- ai akuzoi gruan se kur e pyeti pse gatuante sikur ishin tre persona në shtëpi, ajo nxorri tepsinë dhe e gjuajti.

Pas kësaj përshkruan prokurorja e çështjes, të dy u konfliktuan me enët e kuzhinës derisa gruaja mori thikën e kuzhinës dhe e qëlloi mbasi i shoqi flaku gatimin. Të dy ata përveç akuzës së ngritur nga prokurorja Suela Salavaci kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga njëri-tjetri.

Gjykata civile thotë se situata te tilla vijon të jetë në rritje, dhe sipas policisë përveç 350 burrave të arrestuar po vërehet që ka një trend në rritje të grave që po rrahi vjehrrën, motrën apo kunatën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...