“Shkofsh në ferr ku*ve e ndyrë”/ Zbardhet mesazhi kërcënues ndaj noteres Rezarta Koçi

6 ditë më parë ish-noteres Rezarta Koçi i vendosën tritol në mjetin e saj tip “Range Rover”, të parkuar poshtë apartamentit të saj, ku fatmirësisht ajo vetë nuk u lëndua, por pati vetëm dëme materiale.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar dhe kapur autorët, ndërkohë që newsbomb.al ka siguruar edhe një mesazh kërcënues ndaj ish-noteres, të mbërritur në Instagramin e saj vetëm pak ditë përpara vendosjes së tritolit në mjetin e saj.

Në mesazhin dërguar Rezarta Koçit në 31 tetor, ditë që përkon edhe me ditëlindjen e saj, ish-noterja kërcënohet dhe ofendohet.

“Pershendetje, edhe ditelindjen e ke per halloween sic ke fytyren, te gjitha pislleqet qe ke bere me ate te ndjerin do i lash ne kete dynja. Shkofsh ne ferr kurve e ndyre”, shkruhet ne mesazhin e derguar nga profili me emer “bbb31_”.

Neësbomb mëson se “i ndjeri” që përmednet në mesazh është Urim Pepa, i cili ka patur lidhje me Rezarta Koçin, por është ndarë nga jeta disa muaj më parë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Policia e ka marrë edhe këtë mesazh si provë dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...