Mami qëlloi babin”, flet vajza e mitur e shqiptares që qëlloi ish-partnerin grek

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja makabre që u shënua në Greqi në Chalandri, ku një shqiptare qëlloi disa herë ish-partnerin e saj grek, me të cilin kishte dhe një vajzë 12 vjeçe.

Klaudia Celo kishte shkuar pranë shtëpisë së ish-bashkëshortit dhe në momentin që ai kishte dalë nga makina e ka qëlluar 4 herë në bark, në sy të vajzës së vogël.

Lidhur me ngjarjen shqiptarja tha se ishte ish-partneri grek që kishte nxjerrë “nje send” dhe pretendonte se kjo ia mori nga duart dhe e qëlloi, dëshmi që është hedhur poshtë nga vajza 12-vjeçare, e cila tha se mami kishte nxjerrë “sendin” dhe kishte qëllua mbi babin e saj, mjek okulist.

Për mediat në Greqi foli edhe bashkëshortja e mjekut. Bashkëshortja e mjekut 68-vjeçar foli për ngacmime të vazhdueshme nga ana e 49-vjeçares edhe pse familja kishte marrë masa paraprake ndaj saj.

Mjeku ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut okulist në një operacion 8 orë i janë hequr 4 plumba.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...