Ja si e zbuloi tradhëtinë e bashkëshortit… “Zemër, do shkoj një javë për peshkim me shefin, më bëj gati valixhen…”

Një ditë një burrë telefonoi gruan e tij nga zyra: “Zemër, shefi im më kërkoi ta shoqëroj në Kinë. Do të shkojmë për peshkim. Është një mundësi e shkëlqyer dhe ndoshta mund të marr një rritje në detyrë”.

“A mund të më bësh gati disa rroba për të veshur gjatë javës? Fut edhe kallamin dhe kutinë time të peshkimit. Do të nisemi menjëherë pas punës, kështu që do vij në shtëpi sa për të marrë valixhen. Dhe të lutem vendos brenda edhe pizhamet e mëndafshit blu.”

Por gruas, iu duk shumë e çuditshme. Burri i saj ndoshta po krijonte një justifikim qesharak për të kaluar një javë larg shtëpisë. Megjithatë, ajo zgjodhi të heshtë dhe si një grua e mirë, bëri gati valixhen.

Kaloi një javë dhe burri i saj u kthye në shtëpi. Ai dukej i rraskapitur por tha se peshkimi kishte shkuar shumë mirë. Gruaja e interesuar bëri shumë pyetje dhe donte të dinte të gjitha detajet e asaj që kishte ndodhur.

Ajo pyeti për shefin e tij, kolegët, peshkimin. I shoqi u përgjigj: “Ishte e mrekullueshme, peshkuam salmon, peshk shpatë, kocë, levrek… vetëm një gjë e dashur. Nuk gjeta pizhamet në valixhe. Kishe harruar ti fusje!”

Gruaja u përgjigj: “Sigurisht që nuk i kisha harruar! Ishin brenda kutisë së peshkimit. Nëse do ta kishe përdorur vërtet, do i kishe parë edhe pizhamat! ”

Siç tregon historia, edhe një gënjeshtër e sajuar mirë, bie para një gruaje inteligjente. Mos i nënvlerësoni gratë, janë të veçanta dhe duhen trajtuar me shumë respekt dhe konsideratë. Pse të rrezikoni t’i humbni duke u përpjekur t’i gënjeni?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...