Ditën e djeshme, në kryqëzimin e “Inxhinierisë së Ndërtimit” një makinë ndaloi papritur. Shoferi pësoi një arrest kardiak e për pasojë humbi jetën në timon.
Ndërkohë ditën e sotme ka reaguar policia. Blutë e Tiranës njoftojnë se më datë 11.11.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç. Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.