E fshehur në bodrum/ Detaje se si shqiptarja qëlloi me breshëri ish-burrin, ja deklarata ‘tronditëse’ e saj në polici

Mediat greke vijojnë t’i kushtojnë vëmendjen ngjarjes së rëndë, ku shqiptarja Klodiana Çela, qëlloi me bresheri ish-burrin e saj, duke e lënë të plagosur rëndë.

Sipas raportimeve, Klodiana Çela ka dhënë dy versione të shkaqeve që e detyruan të kryente aktin e rende.

Mësohet se ajo ka akuzuar ish partnerin e saj, ku pas një lidhje martesore erdhi në jetë një vajzë që sot është 13 vjeç. Klodiana pretendon se babai i vajzës nuk e ka lejuar që ta takojë.

Ndërkohë një akuzë tjetër e ngritur nga e arrestuara është se gruaja e të plagosurit ishte pjesë e një organizate dhe i kishin marrë vajzën 13-vjeçare. Ajo i ka kërkuar policisë që të arrestojë gruan e ish të dashurit të saj.

Nga ana tjetër policia po heton se si e kishte siguruar Klodiana me të cilën qëlloi dy herë ne bark dhe në gjoks babanë e vajzës. Gjithashtu po hetohet se kush janë bashkëpunëtorët e saj që e kanë ndihmuar që ajo t’i bënte pritë 68-vjeçarit.

Hetimet paraprake tregojnë se shkaku i debatit të madh që pati gruaja nga Shqipëria, e cila pretendon se është artiste, me mjekun okulist, është vogëlushja që atyre u erdhi në jetë 13-vite më parë. Një vendim gjykate i dha të drejtën e kujdestarisë së vajzës babait të saj. Por ky vendim nuk u pranua kurrë nga shqiptarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...