SHKODËR, PLAGOSET 17 VJEÇARI

Një 17 vjeçar ka mbetur i plagosur nga një bashkëmoshatar i tij gjatë 11 nëntorit në Shkodër. Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi Jak Frroku i cili është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 17 vjeçari është dërguar nga shokët e tij në spital pasi është plagosur dhe më pas nga spitali janë informuar edhe forcat e policisë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Menjëherë pas plagosjes me thikë të ndodhur tek vendi i quajtur Truma e Dugajve të Reja, policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet. Menjëherë policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 17 vjeçarin Emiljan Ndërshtiqi.

Mësohet se kjo plagosje mes 17 vjeçarëve ka ardhur për një konflikt të çastit mes tyre për motive të dobëta. Sipas burimeve i plagosuri Jak Frroku dhe autori i dyshuar Emiljan Ndërshtiqi, që të dy janë nxënës në vitin e tretë në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër.

Po ashtu mësohet se autori i dyshuar Ndërshtiqi është një person me precendent penal sepse vetëm pak muaj më parë ka kanosur me armë zjarri një person në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina duke qëlluar në drejtim të një banese atje.

Policia e arrestoi asokohe 17 vjeçarin por gjykata e Shkodrës e liroi me pretendimin për të mbaruar shkollën e mesme dhe duke qenë se ishte ende një i mitur.

Sipas burimeve edhe në shkollë 17 vjeçari njihet si person problematik. Tashmë rastet e përplasjeve mes nxënësve të shkollës së mesme “Jordan Misja” por edhe të rinj të tjerë shokë të tyre që konfliktohen në afërsi të shkollës po kthehen në një shqetësim serioz. Jo më larg se një ditë më parë disa të rinj janë rrahur me njëri-tjetrin jashtë derës së shkollës derisa ka ardhur policia për t’i ndarë.

Ndërkohë prej dy muajsh drejtorja e shkollës së mesme “Jordan Misja” Ardiana Ndreu ka ngritur këtë shqetësim të konflikteve të herë pas hershme mes nxënësve jashtë mjediseve të shkollës duke folur në këshillin bashkiak të Shkodrës duke qenë se është anëtarë por deri më tani konfliktet vijojnë duke patur raste të dhunës masive apo edhe plagosjes.

Konfliktet mes të rinjve të shkollave të mesme vijojnë të jenë prezent edhe në shkollat e tjera të Shkodrës duke u kthyer në një shqetësim serioz ku kërkohet ndërhyrja e të gjithë institucioneve bashkë me familjet e tyre për të parandaluar raste që mund të përfundojnë edhe me vrasje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...