Policët më thyen dhëmbët dhe më morën lekët”, SHÇBA reagon pas denoncimit në emision nga qytetari (Video)

SHÇBA ka reaguar pas transmetimit të denoncimit të një qytetari në një emision televiziv, i cili tha se ishte keq trajtuar nga efektivët e policisë në Pogradec.

Qytetari tha se policët i kishin thyer dhëmbët dhe i kishin marrë një shumë parash. Sakaq, SHÇBA thotë se po heton rastin në bashkëpunim me prokuorinë, ndërsa dy punonjësit e policisë janë thirrur për të dhënë shpjegimet përkatëse.

Deklarata e SHÇBA:

SHÇBA reagon në lidhje me një rast korrupsioni dhe dhune të ushtruar nga dy punonjës policie ndaj një qytetari.

Pogradec – Pas publikimit të pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, në lidhje me rastin e një qytetari që ka deklaruar se dy punonjës policie i kanë marrë një shumë parash dhe më pas e kanë dhunuar,

SHÇBA njofton se në bashkëpunim me organin e Prokurorisë dhe Komisariatin e Pogradecit ka nisur procedurat hetimore për këtë rast, ndërsa dy punonjësit e policisë janë shoqëruar për të dhënë shpjegimet përkatëse.

SHÇBA fton mediat dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

DENONCIMI NË EMISION:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...