Ministria e Shëndetësisë shkarkon mjeken dhe kërkon heqjen e licencës, lëshoi çertifikatën e vaksinimit kundrejt ryshfetit

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga puna mjeken e familjes pranë ambulancës së fshatit Gradisht në Lushnjë, Elona Naço.

Rasti i mjekes, e cila jepte certifikata vaksinimi për 50 euro, pa kryer vaksinën, u denoncua një ditë më parë nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se ka kërkuar edhe heqjen e licencës së mjekes, duke e konsieruar veprimin e saj te ndeshkueshem.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë ngjarjen e rëndë të denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”, të lëshimit të çertifikatës së vaksinimit kundrejt pagesës,

pa kryer vaksinimin e qytetarit, nga mjekja e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes. Sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e menjëhershme të shkarkimit nga detyra të mjekes me inicialet E. N.

Duke e konsideruar këtë akt, një veprim te ndeshkueshem, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Po ashtu bëhet me dije se janë marrë edhe masa për lirimin nga detyra të drejtorit të qendrës shëndetësore Gradisht.

“MSHMS inkurajon organet kompetente t’i shkojnë deri në fund investigimit dhe ndëshkimit të çdo akti korruptiv, që baltos punën e mijëra mjekëve dhe infermierëve, si dhe cenon shëndetin publik të popullatës”, përfundon reagimi i Ministrisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...