Morena Taraku nis romancën me këngëtarin e njohur? Vjen reagimi i fortë nga ish-gruaja

Në mediet turke së fundmi kanë qarkulluar lajmet se Morena Taraku ka nisur një lidhje dashurie me këngëtarin turk Berdan Mardini.

Sipas medieve rozë atje, thuhet se ish-missi dhe këngëtari janë fqinj në Stamboll dhe se frekuentohen shpesh me njëri-tjetrin.

Ndërkohë këngëtari Mardini i ka dhënë fund martesës prej 10 vjetësh me ish-bashkëshorten Fatos Yelller në muajin mars të këtij viti, me të cilën ka dy fëmijë, ndërsa vetë këngëtari ka konfirmuar se është në një lidhje, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për bukuroshen shqiptare.

Mardini ka marrë mbrojtjen për fëmijët, pasi ka akuzuar ish-bashkëshorten për përdorim droge. Ajo ka reaguar ashpër, duke thënë se është e turpshme që ai nuk mendon për fëmijët e tij.

“Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, i ndan nga nëna dhe i ndan eksperiencat për tjetër një grua në media sociale! Është e qartë që nuk brengosesh për psikologjinë e fëmijës dhe sigurisht, mund të jesh edhe beqar në jetën tënde por nuk mendon për fëmijët tu. Është e turpshme”, ka thënë Yeller.

Modelja nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë lajm e tashmë mbetet për t’u parë nëse dyshja do të konfirmojnë ose jo lidhjen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...