HYRJELAJMEPOLITIKËKaos në mbledhje, Basha ikën me vrap, Vokshi e Spaho: Ti nuk...

Kaos në mbledhje, Basha ikën me vrap, Vokshi e Spaho: Ti nuk …

Lulzim Bashës iu desh të largohet me vrap nga mbledhja e grupit të PD-së ku deputetët kishin vendosur ti kërkonin llogari për deklaratat e bëra një ditë më parë nga ai ndaj liderit historik SaIi Berisha.

Në një skenë që të pranishmit e cilësuan si një teatër absurd, si asnjëherë tjetër në historinë e partisë, kryetari Basha rendi nga salla e mbledhjeve në PD për tu strukur më pas në zyrën e tij, ndërsa nuk pati guxim të sqaronte deputetët e tij sesa kohë i kishte mbetur Sali Berishës dhe se çfarë tubi oksigjeni kishte ai në dorë e që synonte t’ia hiqte ish-kryeministrit!

Mbledhja e sotme e grupit parlament të PD-së u shndërrua në një teatër qesharak ku protagonist ka qenë kryetarin Lulzim Basha i cili në tentativën për të mos lejuar deputetët të flisnin, duke mos lejuar Albana Vokshin dhe Edmon Spahon të ngrinin shqetësimet e tyrë.

Burime për SYRI TV kanë mësuar se mbledhja ka zgjatur jo më shumë se 5 minuta, ku Lulzim Basha pasi ka dhënë disa porosi për seancën plenare është ngritur nxitimthi nga mbledhja duke ulëritur, ‘takimi mbyllet me kaq’. Menjëherë pas fjalës së shkurtër të Bashës, deputetja Albana Vokshi ka kërkuar fjalën për të replikuar me deklaratat e një dite më parë të kryetarit të partise

Albana Vokshi: Kam shumë çështje për të diskutuar ngjarjet e ditëve të fundit, por nuk është forumi i duhur. Sot dua t’i referohem deklaratës tuaj të djeshme në lidhje me Sali Berishën. Unë distancohem nga ajo deklaratë e juaja, s’keni folur në emrin tim, e as të demokratëve. Nuk jeni ju që përcaktoni kur mbaron koha e Sali Berishës apo nëse I hiqni tubin e oksigjenit!

Teksa Basha në këtë pikë ka nxitur me vrap të largohej nga mbledhja në këtë moment, në ndihmë të tij ka ndërhyrë Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi i cili ka përdorur një gjuhë aspak etike ndaj zonjës Albana Vokshi!

Gazmend Bardhi: Punë e madhe se distancohesh ti!

Vokshi: Nuk po të drejtohet njeri ty, po i drejtohem atij që foli dje!

Por Albana Vokshi nuk ka qenë e vetmja që ka kërkuar përballje me qëndrimet e Lulzim Bashës. Deputeti Edmond Spaho ka kërkuar që në mbledhje të diskutohej për propozimet e PD-së mbi ndryshimet kushtetutese. Edhe ky moment ka treguar të gjithë padurimin e Lulzim Bashës për shkuar në zyrën e tij!

Edmond Spaho ngre zërin: Dua të diskutojmë në mbledhje propozimet për ndryshime kushtetuese.

Basha i përgjigjet ndërsa vrapon në korridor: Eja flasim në zyrën time!

Edmond Spaho: Jo duhet të flasim këtu përpara të gjithëve në mbledhjen e grupit

Lulzim Basha largohet pa kthyer përgjigje, duke e mbyllur përfundimisht mbledhjen e grupit!

Qëndrimin e saj në mbledhjen e grupit të PD-së, deputetja Albana Vokshi e bëri publik edhe para gazetarëve që prisnin në selinë blu! Një ditë më parë, kryetari I PD-së, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër liderin historik Sali Berisha duke us shprehu se koha e tij kishte mbaruar dhe se ai do t;ia hiqte tubin e oksigjenit! Tensionet në PD vijnë vetëm pak ditë përpara se në selinë blu të depozitohen firmat e mbledhur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie!.

TE TJERA

spot_img