Jul DEDA: Çfare ndodhi ne zyren e Lul Vules direkt sa mbaroi foltorja e Doktorit me FRPD-ne…?

Nga Juljan DEDA

Çfare ndodhi ne zyren e Lul Vules direkt sa mbaroi foltorja e Doktorit me FRPD-ne…?

(Zbrazeti ne seline e partise. Dera e zyres se tij ishte e mbyllur. Nga jashte saj degjohej vetem nje dihatje e lehte. Hyjne te shqetesuara Nen-kryetarja 1 dhe nen-kryetarja 2. I ulur tek divani i zyres, kryetari duke qare.)

Te dyja: Uaaa kryetar! Çfare ke keshtu kryetar? Nuk je mire? Pse qan? Uaaa kryetar na thuaj? Uaaa kryetar, ohhh kryetar, ahhhh kryetar, uaaaa kryetar..!

Kryetari: (me ngasherim) Kam frikeee!

Nen-kryetarja 1: Uaaa e zeza une, pse kryetar? Kush ta futi friken?

Kryetari: Doktori, ai e ka fajin. E degjuat çfare tha? (qan me fort)

Nen-kryetarja 2: Jo nuk e degjova se po mesoja permendesh nje deklarate qe ma dha sekretari.

Kryetari: Ai nuk me le te jap doreheqjen, nuk me le te iki vete, do te me heq ëëëëë. (shperthen ne lot)

Nen-kryetarja 1: (leshon floket, rrudh vetullat, ngul shikimin diku) Pa merak kryetar se ja tregojme ne qejfin atij, qe te ben ty te mbyllesh ne vetvete duke germuar ne skutat cinike te ndergjegjes per te gjetur ndonje fije te njome te ambiguitetit njerezor.

Kryetari: Çfare thote kjo moj?

Nen-kryetarja 2: As une nuk e mora vesh, por ti mos u merzit kryetar, ja do dal une ne deklarate tani t’i biem bizneseve, keshtu bejme nje rruge dhe dy pune, edhe i marrim ndonje lek, edhe mbase largojme vemendjen nga ajo e ndodhi sot te amfiteatri.

(Ne kete moment bie dera e zyeres. Te tre shtangen ne vend. Shohin njeri tjetrin ne sy te tmerruar)

Kryetari: Mos, erdhen demokratet. Do me nxjerrin nga zyra. Mos i lejoni te futen ketu. Shpejt, kape divanin t’ja veme deres.

(Degjohet nje ze nga jashte deres)

Sekretari: Pa panik, jam sekretari, hapeni kete dere dreqi e mori. Solla tektin qe duhet lexuar sot para gazetareve, madje edhe e korrigjova. Perveç Albanes dhe Belindit, do shkarkojme edhe …….!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...