Sherr edhe mes grave në PD/ Pampuri kundër Vokshit: Ke uzurpuar edhe…

Grupi i Lulzim Bashës në PD i ka dhënë fund heshtjes. Pasi vuri Oriela Nebiajn përballë Belind Këlliçit, tashmë është Oriola Pampuri që qëndron përballë Albana Vokshit.

Me një status në rrjetet sociale, Pampuri paralajmëron zgjedhjet për Lidhjen Demokratike të Gruas duke vënë në dukje se Albana Vokshi e ka mbajtur për të paktën 9 vjet këtë detyrë me mandat të skaduar.

“Zonja Albana Vokshi është emëruar në ketë detyrë që në vitin 2009 nga Kryetari i PD, pa garë. Mandati i saj ka skaduar prej të paktën 8 vitesh dhe askush nuk mund të pretendojë për legjitimitetet apo demokraci në drejtimin e LDG.

Shumë pak e dinë, por LDG nuk ka patur në 12 vjet asnjë strukturë përveç Kryetares me mandat të skaduar. Zonja Vokshi nuk e miratoi kurrë statutin e LDG, siç e urdhëron Statuti i Partisë, nuk hapi kurrë garë për asnjë strukturë drejtuese të Lidhjes.

Nën drejtimin e znj. Albana Vokshit, LDG nuk ka patur as Sekretare të Përgjithshme, as Nënkryetare, as Kryesi, as Këshill Kombëtar. Ky mund të jetë akti më antidemokratik që mund të bëhet ndaj një forumi politik” shkruan Pampuri që e quan “uzurpim” kryesimin e grave demokrate nga Albana Vokshi.

Kjo e fundit i është bashkuar ideve të Foltores dhe është shprehur kundër vendimeve të Lulzim Bashës për shkarkimin dhe ndëshkimin e atyre që e kundërshtojnë. Një ditë më parë, Basha shpalli zgjedhjet në FRPD, duke zhveshur Belind Këlliçin nga funksionet, megjithëse ky e quajti një vendim nul të kryetarit të PD-së.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...