Deputetët e Bashës relaksohen në Milano, me koktejl në dorë pas shoppingut: I shkoi fatura 250€

Duket se pas një lufte të gjatë opozitariste kundër Edi Ramës, deputetët e Lulzim Bashës kanë vendosur të marrin pak rreze me një pamje nga Duomo me një koktejl në dorë.

Pikërisht ata kanë zgjedhur një lokal ngjitur me kryeveprën e Milanos teksa në sfond bien në sy çantat e blera tek ZARA, Itali.

Pak shopping e pak frymë italiane, i ka relaksuar deputetët e PD të cilët të çtensionuar shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kryetari nuk i është bashkuar pasi me siguri e ka zënë gjumi dhe ka humbur avionin për në Milano. Por Korreshin dhe Gjekmarkajn e ka lënë në duart e sigurta të Gazmend Bardhit.

Qytetari i cili i ka njohur, shprehet se fatura e pijeve ka kapur 250€, ndërsa ironizon edhe deputetin humorist të Lushnjes.

“Pershendetje, tju nis disa foto të elitës të PD duke ber pall në milano në një nga lokalet me të shtrenjtë ku fatura e pijeve u vajti 250 euro, ndërsa populli i shkret pret ndonjë gjë nga ata legena, ndërkohë që litri i naftës në shqipëri po shkon 200 lek litri.

Mes tyre edhe deputeti i lushnjës ka ardh ne milano se ktej nuk ka minj që ta hanë nga këmbët në hotelet qe flejnë”- shkruan emigranti dixhital nga Milano.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...