HYRJELAJMEOPINIONDiskutimi për “foltoren” e Berishës, Marku: A është e virgjër një grua...

Diskutimi për “foltoren” e Berishës, Marku: A është e virgjër një grua 70 vjeçe

Analisti Artan Hoxha ka folur lidhur me situatën e krijuar në PD, në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha ka dal kundër kryetarit aktual Lulzim Basha dhe ka deklaruar se do të garojë për drejtimin e selisë blu.

Hoxha argumentoi në “Opinion” se Berisha duhet të kuptojë nëse e ka shumicën e demokratëve para se të marrë vendime për rikthimin tij.

Nga ana tjetër, pedagogu Mark Marku i cili është shprehur se Berisha bën betejë personale, ndërhyri me një pyetjelidhur me faktin nëse lideri historik i PD është përfshirë në çështje të paligjshme.

Artan Hoxha: Një lider duhet të dijë nëse e ka apo nuk e ka shumicën për të drejtuar partinë, nëse e ka është lideri padiskutueshëm, nëse nuk e ka ç’i duhet ajo parti. Tek foltorja, predikuesi Sali Berisha po premton partinë më demokratike të parë në historinë e njërëzimit. A mund të jenë bashkë? Këta njërëz duan një parti demokratike apo besojnë liderin?

Mark Marku: Pyetja që bën Tani është një lloj si të bash një pyetje a është njëlloj si të bësh një pyetje, a është e virgjër një grua 70-vjeçare?

Artan Hoxha: Nuk jam aq banal./

TE TJERA

spot_img