HYRJELAJMEPOLITIKËSali Berisha del blof, asnjë padi e pranuar në Paris kundër Blinken!...

Sali Berisha del blof, asnjë padi e pranuar në Paris kundër Blinken! Gazetari: Ja si i mashtroi hapur shqiptarët

Sali Berisha mashtroi sërish publikun shqiptar. Këtë e bëri sërish hapur edhe në sy të ndjekësve të tij më të flaktë në “Foltoren” e organizuar prej tij në Lezhë.

Duke ju referuar çështjes që tashmë ka shkuar në gjykatën franceze, Berisha tha: “Jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumente ashtu siç ju kam thënë unë ju. Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris”.

Por gazetari Albi Xhunga e nxori zbuluar ish-kreun e selisë blu në emisionin Zona Zero në Top News. Vetë gazetari kontaktoi me zv/Prokurorin Vincent Plymas, në gjykatën e Parisit.

Dhe sipas përgjigjes zyrtare të këtij të fundit, nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë, por me regjistrim ose quajtur ndryshe protokollim të saj.

“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha Xhunga.

Përgjigja zyrtare nga Vincent Plymas, zv/Prokuror në gjykatën e Parisit.

Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit ka marrë një padi për shpifje, dhe konform kodit dhe procedurës penale, një depozitë është e nevojshme, që të lejohet hapja e një procedure gjyqësore, shkruan gazeta Shqip.

TE TJERA

spot_img