Publikohet dokumenti që nxjerr zbuluar mashtrimin e madh të Sali Berishës

Ish-Kryeministri, Sali Berisha njoftoi mbështetësit e tij pak ditë më parë se gjykata franceze ka pranuar padinë e tij ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Madje Sali Berisha shkonte edhe më tej, duke marrë kompetencat e gjykatësit, ndërsa i bënte thirrje sekretarit Blinken, që të dorëzonte provat.

Por gazetari Albi Xhunga e nxori zbuluar ish-kreun e selisë blu në emisionin Zona Zero në Top News. Vetë gazetari kontaktoi me zv/Prokurorin Vincent Plymas, në gjykatën e Parisit.

Dhe sipas përgjigjes zyrtare të këtij të fundit, nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë, por me regjistrim ose quajtur ndryshe protokollim të saj.

“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër?

Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha Xhunga.

Përgjigja zyrtare nga Vincent Plymas, zv/Prokuror në gjykatën e Parisit

Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit ka marrë një padi për shpifje, dhe konform kodit dhe procedurës penale, një depozitë është e nevojshme, që të lejohet hapja e një procedure gjyqësore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...