HYRJELAJMEOPINIONDo të prangoset një politikan i njohur nga SPAK? Arian Çani flet...

Do të prangoset një politikan i njohur nga SPAK? Arian Çani flet me emra: Rama mund ta dorëzojë!

Gazetari Arian Çani ka folur për deklaratën e Belind Këlliçit të Partisë Demokratike, i cili tha se kryeministri Rama do e dorëzojë ish-ministrin Lefter Koka, i paditur në SPAK për çështjen e incineratorëve.

Çani tha se ky skenar mund të ndodhë, pasi Koka është në grupin e atyre të sakrifikueshmëve.

Pjesë nga intervista në MCN Tv:

Belind Këlliçi, i cili tha se kryeministri Rama do e dorëzojë ish-ministrin Lefter Koka, i paditur në SPAK për çështjen e incineratorëve. E shihni të mundur këtë skenar?

Çani: Pse jo. Ja e zëmë se e dorëzoi dhe këtë e çfarë pastaj. Të gjithë mund të dorëzohen, e rëndësishme është mos preket boshti. Të gjitha këto janë kocka për idiotët e dobishëm sepse nuk ndodh asgjë. Koka është në grupin e atyre të sakrifikueshmëve.

Koka ka qenë biznesmen që fitonte shumë para, tani për çfarë po e godasin, kanë ndonjë provë? Apo duan ti marrin ndonjë lek? Deri dje ishte ministër, ishte me Ramën, tani s’është me asnjë.

TE TJERA

spot_img