STRASBURGU LË FAJTOR Ilir Beqajn/ VIDHTE edhe Buxhetin e Shtetit kur ishte deputet!

Ilir Beqajt iu hoq mandati i deputetit në vitin 2011 nga Gjykata Kushtetuese, pas denoncimit nga PD se kishte përfituar para nga Fondet Publike gjatë kohës që ishte deputet,

konkretisht një tender nga bashkia e Durrësit për kompaninë në zotërim të tij INTECH+. Këtë çështje Beqaj e dërgoi një vit më vonë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, teksa kjo e fundit dje ka vendosur të përjashtojë kërkesën e tij! Beqaj pretendonte kompensim të për tre vitet që iu hoqën si deputet.

Në një njoftim, Gjykata i kërkonte Beqajt disa shkresa plotësues, por ai nuk i ktheu përgjigje, pavarësisht se mosdorëzimi i një përgjigjeje mund të rezultojë në përjashtimin e kërkesës, deklaronte gjykata. Strasburgu e hoqi nga lista e çështjeve për shqyrtim pasi ai hoqi dorë nga procesi.

“Për sa më sipër, dhe në mungesë të rrethanave të veçanta në lidhje me respektimin e të drejtave të garantuara nga Konventa dhe Protokollet në të, Gjykata, në mbështetje të nenit 37§1(a) të Konventës, gjykon se nuk justifikohet që të vijohet më tej me shqyrtimin e kërkesës, për këtë arsye, Gjykata, në mënyrë unanime, vendos ta përjashtojë kërkesën nga lista e saj e çështjeve”,-shkruhet në kthim-përgjigjen e Gjykatës.

Pas përfitimit të miliardave nga Fondet Publike, Beqaj i shiti aksionet e INTECH+ pasi PS erdhi në pushtet në 2013-ën dhe u emërua ministër. Të gjithë e mbajmë mend periudhën më të lavdishme për Ilir Beqajn, kur Rama në mandatin e tij të parë e bëri ministër Shëndetësie.

Megjithëse ka kaluar shumë kohë, ajo periudhë është damkosur në memorien e çdo shqiptari si pika më e lartë e mjerimit në shërbim dhe infrastrukturë që ka kapur ndonjëherë ky sektor.

Gjatë kohës së “mbretërimit” të Beqajt shpërthyen në mënyrë masive zhvatja e abuzimi masiv me koncesionet dhe tenderat publikë dhe Buxhetit të Shtetit iu bënë Miliarda Euro dëme, para që i shkuan oligarkëve, pasoja për qytetarët që i vuajnë deri më sot.

“Eshtë e vërtetë që spitalet nuk kanë aparaturën e ekos ose aty ku e kanë ajo nuk funksionon fare. Por pikërisht këtu qëndron edhe sekreti. Qytetari as nuk merr shërbim por nuk i merren as para”-nisi të sqaronte Beqaj atëherë para gazetarëve duke shtuar se pa aparaturat mjekët nuk u bëjnë dot presion pacientëve për t’u marrë para. Pikërisht miq, një përmbledhje e thjeshtë e asaj çfarë u trumpetua atëherë nga Rama dhe ministri i tij më zhvatës për konceptin e “shëndetësisë falas”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...