HYRJELAJMEPOLITIKËPlas ‘Sherri’ mes PD dhe PS, ja çfarë ka ndodhur

Plas ‘Sherri’ mes PD dhe PS, ja çfarë ka ndodhur

Prezantimi i paketës kushtetuese nga kryetari i grupit demokrat ishte i vetmi moment normaliteti ne mbledhjen e perbashket te këshillit te legjislacionit dhe ligjeve.

Nga tri amendamente e tyre, demokratet i dhanë jehone me te madhe vettingut te politikaneve.

Momentet e qetësisë zgjatën shume pak. Miratimi i kalendarit te punës tensionoi mbledhjen, pasi socialistët refuzuan që nisma e tyre te ece paralelisht me ate te demokrateve.

Për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit konsensusi ndërmjet dy partive te mëdha është i pashmangshëm. Opozitarët u kujdesën t’ia kujtojnë kolegeve socialist këtë detaj të rëndësishëm.

Demokratët braktisën mbledhjen pasi mazhroanca përdori forcën e kartonëve për të miratuar shtyrjen e miratimit te kalendarit te punës.

Pas sherrit demokratët dhe socialistet u ulën sërish përballë njëri tjetrin, në një tjetër komision atë për hetimin e zgjedhjeve, ku mazhoranca kërkoi që pjesë e hetimit parlamentar për zgjedhjet e 25 Prillit te jete edhe struktura e PD-së për mbrojtjen e votës.

TE TJERA

spot_img