Alarmohet Sali Berisha, Grida Duma është ndërmjetëse e…

Ditët e fundit familja Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën se do të marrë një pjesë të parave nga borxhi me vlerë 700 milionë euro që Edi Rama miratoi disa ditë më parë në parlament, për të financuar aferat korruptive me oligarkët.

Për të mbështetur këtë pretendim, Berisha, përmes medias pranë tij, ka publikuar një mesazh të Alfred Rushajt, ku urdhëronte deputetët e PD-së, që të mos votonin kundër eurobondit 700 mijë euro.

Edhe pse Basha e kundërshtoi borxhin në Kuvend, ai, nga ana tjetër, urdhëroi deputetët e PD me anë të Alfred Rushajt, që të mos votonin kundra. Sipas Berishës kjo është tregues i pazarit mes Ramës dhe Bashës.

Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, shkon më tej, duke akuzuar Bashën për pazare me Edi Ramën për të ndarë portin e ri të Durrësit. Sipas tij, Basha “e ka kthyer PD-në në parti për plaçkë! Pazare dhe plaçkë për borxhin, plaçkë për portin e Durrësit, plaçkë për pazaret me oligarkët. Pastaj ka frikë të pijë një kafe jashtë oborrit të PD. Pisanjosë të kapur peng në pazare e të shantazhueshëm”.

Dhëndrri i Berishës, i cili është nën verifikim nga SPAK për pastrim parash me 17 kullat që ka ngritut tek ish Klubi Partizani, kujton se Grida Duma i ka kërkuar Ramës që të ndajë me Bashën portin e ri të Durrësit, ku vetëm investimi do të kushtojë 2 miliardë USD.

Në fakt, në prill të këtij viti, Grida Duma, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Lulzim Bashës tha se “Porti i Durrësit për shembull është projekt nacional, nuk mund ta marrësh vetë ti.

Në kushtet që e di që real opozita është në rrugë, edhe mund të presësh, siç u ule për kodin elektoral. Për portin e Durrësit është shumë e madhe se ka të bëjë me pronën publike, koncesionet, pse nuk e thërret opozitën të jetë konstruktive në këtë gjë?”. Kjo deklaratë u lexua gjerësisht si ftesë për pazar.

Edi Rama ka miratuar një ligj ku autorizon veten që të negociojë një kontratë me kompaninë Symphony Invest Limited për investimin në Portin e Durrësit. Kompania është në pronësi të Mohamed Alabbar, miliarder të Emirateve Arabe, pronari i grupit të mirënjohur ”Emaar” që zyrtarisht sipas Edi Ramës do jetë investitori i superprojektit.

Mohamed Alabbar do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, për realizimin e projektit.

Në 25 maj 2021, në Shqipëri u regjistrua kompania Symphony Real Estate Development, degë dhe në pronësi të sheikut Mohamed Alabbar, për të kryer investimin, pasi kështu e parashikon ligji.

Administrator i kompanisë Symphony Real Estate Development në Tiranë çuditërisht është Oltjan Hoxholli, që administron kompanitë e Erion Isufit, kunatit të Lulzim Bashës.

Këto të dhëna konfirmojnë se Rama mund ta ketë futur Bashën si lojtar për ndarjen e portit të Durrësit./

Burimi:Pamfleti

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...