E thotë Bamir Topi! Ja çfarë do të ndodhë nëse Sali Berisha merr drejtimin e Partisë Demokratike

Ish-presidenti, Bamir Topi i foli për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike si edhe përplasjet mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai u shpreh se nëse Berisha shpallet kryetar defacto, atëherë krisja do të thellohet më shumë.

Nga pikëpamja e një procesi simpatie, ai mund të marrë vota të nevojshme për tu deklaruar kryetar i PD-së.

Edhe po të hyjmë në një garë elektorale atëherë PD në versionin më të mirë të mundshme përgjysmohet. Por nëse nëse Berisha shpallet kryetar defacto, unë them se kriza do të thellohet. Varianti tjetër është që Basha sanksionohet edhe njëherë si kryetar i PD-së.

Do duhet të mendojnë sadopak përtej vetës së tyre dhe për skenarët që do ti vijnë PD-së. E ardhmja e PD-së ndonëse demokratëve i vjen keq , nuk është më në shërbim apo si një mundësi që e djathta të kthehet në pushtet , kjo është shumë e rëndë.

Këta të dy së bashku e kanë drejtuar PD dhe e kanë zvogëluar. Historia është e freskët, kanë lidhur aleanca formale dhe kjo e ka lënë opozitën në kuota mjerane. Unë sot kam shqetësimin e një njeriu që është projektuar tek e djathta”, tha Topi për News24.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...