Djali i vogël i Azem Hajdarit njofton se do t’i hyjë politikës: Po pres …

Ashtu si edhe motra e tij e madhe, Rudina, Azem Hajdari, djali i të ndjerit, njërit prej themeluesve të PD, ka njoftuar se do t’i hyjë politikës ashtu si babai i tij.

I biri i Azem Hajdarit, i cili mban edhe të njëjtin emër me të është shprehur për mediat se është objektivi i tij dhe po pret momentin e duhur për t’u angazhuar.

”Pasioni im dhe objektivi im është politika. Thjesht po pres momentin e duhur, sepse gjërat kërkojnë momentin e vet për tu angazhuar në politikë. Jam shumë me mendje të ndarë për tu angazhuar”-shprehet ai.

“Pjesën e politikës e konceptoj pak ndryshe. Përveç nga ana e trashëgimisë, jam person shumë besimtar në Zot dhe jam me idenë që njeriu duhet të bëjë sa më shumë në jetë.

Dhe politikën e shikoj si një aspekt të jetës, ku të jepen gjëra në dorë për të influencuar jetët e njerëzve dhe për të marrë një pasuri që s’merret në var. Pra vepra të mira”,-ka deklaruar Azemi ndër të tjera.

Përsa i përket PD, ai ka deklaruar se ka shkuar në përçarje kur fokusi duhet të jetë tek populli. “Sot është kthyer në interesa personale, realisht nuk po mendohet për popullin.

Situatën sot e shoh jo mirë. Nuk me pëlqen që në PD ka përçarje në vend qe duhet të merret me çështjet e kombit. Pengojnë avancimin e partisë përpara”-deklaroi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...