Pas rritjes së cmimit të energjisë, gazit dhe naftës do rriten dhe cmimet e…

Në fillim u rrit çmimi i bukës me 10 lekë. Pas kësaj u rrit çmimi i kafes dhe më pas u shtrenjtuan edhe produktet e shportës.

 

Fillimisht Konfindustria më 3 tetor paralajmëroi rritje të paparashikueshme të çmimeve të karburanteve, në qoftë se nuk do të merren masa.

 

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten për krizën energjetike. Rama tha se kjo kr&izë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve.

 

Duket se këto nuk do të jenë të vetmet pasi së fundmi është paralajmëruar rritja e radhës.

 

Në një letër dërguar qeverisë, përfaqësues të Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban kanë thënë se nëse qeveria nuk merr masa për çmimin e naftës, ata janë të detyruar që të shtrenjtojnë tarifat e shërbimit.

 

“Kërkojmë nga qeveria uljen e TVSH nga 20 në 6 për qind dhe heqja e taksës së qarkullimit, që është një taksë e padrejtë, 27 lekë për litër pasi ne jemi një sektor në shërbim të qytetarëve. Operatorët e transportit janë në pritje deri në datë 15 tetor dhe nëse nuk do kemi një përgjigje nga qeveria, do vendosim çfarë do bëhet”, u shpreh kryetari i Shoqatës së Transporteve.

 

Ai tha se qëllimi i tyre nuk është rritja e çmimit të biletës për qytetarët, por ndërhyrja e qeverisë përmes mekanizmave që mund të bëjnë të përballueshëm për ta çmimin e rritur të naftës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...