HYRJELAJMEPOLITIKËZgjedhjet për Bashkinë e Shkodrës, ja “asi nën mëngë” i Sali Berishës

Zgjedhjet për Bashkinë e Shkodrës, ja “asi nën mëngë” i Sali Berishës

Ne nentor gjykata kushtetuese do te shprehet me shume gjasa per fatin e 30 qershorit, duke i hapur rruge zgjedhjeve vendore, ne qofte se jo ne te gjithe Shqiperine, se paku ne ato bashki qe nuk kane zhvilluar procesin, ku hyn edhe Shkodra.

Partite politike edhe pse jo pu.blikisht kane nisur te bejne llogarite e para se kush do te jene emrat qe do te dalin ne kete beteje. Shkodra mbetet nje pike e nxehte, pa perjashtuar bashkite e tjera, por per te ardhur tek emrat, veshtiresine me te madhe duket se e ka partia demokratike, e cila ndodhet ne nje krize te thelle, e me perplasje te forta Berisha – Basha.

Duket se mes pal.eve ne mes nuk eshte vetem lufta e mbledhjes se kuvendit kombetar, apo gjetja e emrit per drejtimin e PD, por edhe sfida e vendoreve qe mund te mbahen ne fillim vitin 2022. Burimet thone se Sali Berisha ka gati cdo skenar, nje prej te cileve eshte ai i daljes ne keto zgjedhje me kandidatet e tij, nese Basha refuzon mbledhjen e kuvendit.

Beteje dhemb me dhemb per te treguar forcen tone, forcen e partise demokratike, duke rrezuar aleancen Rama – Basha, mesohet te jete shprehur Berisha, i cili paralelisht ka njoftuar nisjen e protestave. Kjo mund te jete nje strategji e matjes se forces por edhe nje ndarje me e thelle per demokratet, qe rrezikojne ne keto zgjedhje te jene mes dy flakeve, emrave te Berishes apo Bashes.

Ne vetvete kjo do te ishte nje fitore per Edi Ramen dhe mazhorancen, ndersa opozita do te mund te gjendet ne kurthin e radhes, ku te humb edhe keto zgjedhje, qe sido te jene, te pjesshme apo pergjithshme jane nje test.

Pergatitjet kane nisur dhe perplasja e opozites brenda vetes mund te jete mina e radhes politike, ose shpetimi i saj nga gracka ku ka rene. Loja vetem sapo ka nisur dhe njera pale do te kuptoje realisht peshen qe ka, perballe pales tjeter.

TE TJERA

spot_img