HYRJELAJMEPOLITIKËSocialisti zemëron Dash Shehin: Legen, jam 64 vjeç! Mos e tento më...

Socialisti zemëron Dash Shehin: Legen, jam 64 vjeç! Mos e tento më me mua

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua nisma e qeverisë për marrjen e Eurobondit, u mbyll me debate të ash pra mes kryetarit të Komisionit, Eduart Shalsi dhe deputetit të opozitës, Dashamir Shehi.

Ishte kryetari Shalsi, i cili i kërkoi në fund të mbledhjes deputetit opozitar që të mos qeshte kur flisnin kolegët e maxhorancës. Duke iu referuar një ironie të bërë prej Dash Shehut në momentin që po fliste ish-ministrja e Financave, Anila Denaj.

Kjo bëri që kreu i LZHK të dilte nga vetja dhe ta quante Shalsin legen, dhe kërkoi prej tij që mos t’i bënte më kurrë moral, pasi ka qenë shembull i edukatës në parlamentin shqiptar këto 30-vjet.

Eduard Shalsi: Unë nuk besoj se as zoti Shehi, as ndonjë deputet tjetër nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme është që edhe kur nuk biem dakord mos të biem në mënyrë të papëlqyeshme.

Konstatova dy fakte dhe shpreha dy shqetësime, sikundër që çdonjëri prej jush është i bindur t’i thotë. Unë kam përgjegjësinë të moderoj këtu por nuk kam asnjë të drejtë mbi ju.

Nëse dikush do të ndërtojë një objeksion, do të bëjë ironi, do qeshi do të marrë një fjaë apo kundërshti nga personi tjetër, atëherë natyrisht, por mua nuk më shqetësojnë debatet konstruktive, as shpotitë dhe as të qeshurat ndonjëherë për sa kohë nuk janë dashake’qe, sikundër nuk ishte dhe rasti konkret.

Dashamir Shehi: Shiko po ja kursej këtyre kolegëve këtë muhabetin, sepse është i kot ky moralizmi. Këtu nuk je pronari i fronit këtu. Për gjestet e pahijshme që bëjmë ne mbajmë përgjegjësi personale.

Zonjën e njoh që fëmijë dhe nuk pas qëllim as të qesh dhe as ta poshtëroj. Ky është një budallallëk i kot. Pse qeshe ti? Unë mund të qesh dhe kur thua ti ndonjë fjalë. Jam 64 vjeç, kam 30 vjet në këtë parlament, mos e bë më dhe kaq. Mos e bë më dhe kaq, legen!

Eduart Shalsi: Çfarë mos të bëj më? Dashamir Shehi: Po më jep mua leksion ti për edukatën klëtu në parlament. Kam qenë shembulli i edukatës këto 30-vjet.

TE TJERA

spot_img