Berisha-Basha, Topalli: Nuk i kam quajtur kurrë babë e bir politik, Basha është manipulues…

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, duke folur për situatën në PD ka komentuar edhe raportin mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

 

E ftuar në emisionin “Top Talk” ajo ka deklaruar se nuk i ka quajtur kurrë babë e bir politik, ndërsa shton se Basha është një njeri manipulues dhe prej tij ajo është distancuar para 10 vjetësh.

 

“Unë nuk i kam quajtur kurrë bab e bir politik. Unë kam bërë distancimin e Lulzim Bashës këtu e 10 vjet para. Unë po tregoj një ndërhyrje të kujdesshme jo në përballje

 

Basha është njeriu më manipulues që kam parë në jetën time. Nuk konvergon në asnjë pikë me Sali Berishën. Lulzim Basha e di që ka humbur pushtetin dhe de facto nuk është më kryetar partie. Kuvendi do sjellë ndryshime të reja në statut dhe do largojë Lulzim Bashën de jure.

 

PD është më e madhe se të gjithë bashkë. Do të jetë frymë, e djathtë, alternativë. Unë besoj se nuk është e kushtëzuar nga një emër ose mbiemër”, tha Topalli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...