Basha flet hapur: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, doktorit jo. Ja çfarë bëra për …

Kryetari i PD, Lulzim Basha, tha se ka diskutuar për 3 muaj rresht me Sali Berishën për të gjetur një zgjidhje pas shpalljes “non grata” nga ana e Shteteve të Bashkuara.

“Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo. Për 3 muaj jam takuar me të.

Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që nuk dëmtonte atë dhe as PD.

Prita që këtë be’tejë ta bënte personale, për të mos penguar PD”, tha Basha.

“Kur nuk veproi, atëherë mora vendimin në favor të PD dhe demokratëve e mbi të gjitha në interes të Shqipërisë.

Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani jam unë problemi. Nuk kam ndërmend t’i përgjigjem gënjeshtrave flagrante që thuren ndaj meje”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...