HYRJELAJMEPOLITIKËA do të kandidojë për kreun e PD-së? Topalli zbulon vendimin e...

A do të kandidojë për kreun e PD-së? Topalli zbulon vendimin e saj dhe paralajmëron …

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ishte e ftuar në emisionin ‘Detalog’ ka komentuar zhvillimet e fundit brenda PD-së. Topalli shprehet e bindur se Lulzim Basha, do të shkarkohet nga Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Gjithashtu, Topalli hodhi poshtë zërat se do kandidojë për kryetare e PD.

“Po e them që të mos ketë keqkuptime. Unë nuk do jem kandidate dhe kryetare e Partisë Demokratike. Unë jam në Partinë Demokratike. Jam anëtare e saj. Kam qenë, jam dhe do të je aty. Por jo kryetare”, -tha Topalli.

E pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha dhe kryesia nuk e njeh Kuvendin e PD, Topalli tha se “Ore ai nuk njeh asgjë.

De fakto ai ka ikur. De fakto nuk është më kryetar sepse i ka ikur anëtarësia, i kanë ikur të gjitha kolonat. I ka ikur baza dhe rri vetëm me vulën në zyrë.”

TE TJERA

spot_img