Rama mblodhi në Kryeministri kryebashkiakët, por ja çfarë i bëri Voltana Ademi…

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri krerët e bashkive dhe perfektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve.

Në këtë mbledhje nuk kanë munguar as kritikat e shumta për keqmenaxhimin e mbetjeve dhe vend depozitimeve e mbeturinave. Në këtë takim ka rënë në sy mungesa e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka braktisur këtë takim.

E pranishme ka qenë prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, ndërsa kryeministri Edi Rama ka akuzuar drejtuesit e pushtetit vendor për të mos menaxhimin të situatës me mbetjet urbane.

Ademi është e vetmja përfaqësuese e PD-së në bashkitë e Shqipërisë, të gjithë drejtohen nga socialistë dhe aleatët e tyre.

Ndërsa në mbledhjen e sotme është shfaqur edhe kryebashkiaku Dritan Leli, i cili ka pasur përplasje të forta me kryeministrin Edi Rama përpara zgjedhjeve parlamentare.

Shkaku ishte se Leli refuzoi propozimin për tu bërë kandidat për deputet i PS-së. Për këtë Rama nisi sulmet ndaj tij, duke e akuzuar për mos realizimin e pastrimit të qytetit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...