Dy satelitët e Shqipërisë do të lëshohen në hapësirë në Mars dhe Qershor! Berisha zbulon planin e vërtetë të Ramës

Deklaratat e kryeministrit për ngritjen e satelitëve shqiptar në hapësirë surprizuan jo pak ambientin politik dhe media
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Berati u shpreh se e gjithë kjo situatë është një plan i Ramës për të hutuar qytetarët.

“Kreu i meduzës do t’i hutojë shqiptarët me arnautë 1 dhe arnautë 2. Satelit 1 dhe satelit 2. Problemi i shqiptarëve qenka sateliti. I thotë fermerëve që tashmë i keni të dhënat me satelit. Një mashtrues dhe i pashpirt.

Nëse shqiptarët 8 vite me parë qëndronin në krye të vendeve të rajonit për rrogën mesatare, sot janë të fundit dhe marrin 30% rrogë më të ulët se në Kosovë. Miliarda euro janë marrë borxh. 2 javë më parë deklaruan se do dalin në treg për të marrë 700 milionë euro borxh.

Mashtrojnë dhe vetëm mashtrojnë. Sot një km rruge e ndërtuar me paratë tuaja kushton shumë më shumë. Një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave është baxhanaku i Edi Ramës. Është rritur prokurorimi sekret. Enver Hoxha e mbajti Shqipërinë sipas interesave”, tha Berisha

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...