Curri paralajmëron “b*mben”: Me këtë lëvizje Basha do të “fundosë” 15 deputetë demokratë

Analisti Arjan Curri ka komentuar propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka kë.rkuar që vetingun e politikanëve ta nisë nga vetja, teksa ftoi SPAK të hetojë zyrtarët që kanë vënë pasuri, qofshin deputetë të legjislaturave të shkuara apo aktuale.

 

Curri, thotë se logjikisht Bashës i duhet një ligj i tillë për largimin e “armiqve” të tij të brendshëm, të cilat sipas tij, i kanë zënë rrugën brenda partisë.

 

“Para tre vitesh kur implementuan ligjin an.tim.afia, vet PD, nuk ishte dakord, tek ligji antima fia, nuk morën pjesë kur ishin të dyshuar.

 

Nuk e dimë tani pse Basha është kujtuar sërish, ndoshta do të bëj një lloj tregtie me mazhorancën, dhe tani nga opozita janë kujtuar që të nxjerrin ligjin e plotë antimafia.

Si duket Basha do ta përdori atë për ar.miqtë e tij të brendshëm. Nja 15 deputet të tij, minimalisht, kanë qenë o drejtor drejtorish o ministra, të cilët kanë firmosur tenderë miliarda euro, kështu që atij i duhet një ligj i tillë, për ata që i kanë zënë rrugën brenda partisë.

 

Duan të fusin edhe një amendament dhe këtu duan të fusin edhe pjesën për ata që janë non-grata, dhe automatikisht humbet statusin e deputetit edhe Berisha”, tha ai për MCN Tv.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...