Dash Shehi del publikisht kundër Berishës: Nuk të bën populli tre herë…

Deputeti Dashamir Shehi thotë se Sali Berisha nuk mund të rikthehet më në drejtim të Partisë Demokratike, pasi siç shprehet ai, “populli nuk të bën 3 herë nuse”.

Teksa foli për Foltoret e ish-kryeministrit, Shehi u shpreh se një pjesë e politikanëve që marrin pjesë në takimet e Berishës mbrojnë të kaluarën dhe territoret e tyre.

“Unë nuk gjykoj se z. Berisha mund të drejtojë më. Mendimi im, ato te salla e Berishës mund të thonë ky nuk është mirë. Historia politike, një herë, dy herë…Po tre herë nuk të bën populli nuse. Besoj që edhe z. Berisha e ka në mendje këtë punë. Nuk shikoj ndonjë ide të re.

Një pjesë e njerëzve të PD me Berishën mbrojnë territoret e veta, investimin e vet politik, të kaluarën e vet politike. Ideja e fraksioneve është pozitive. Unë kam qenë nga të vjetrit që kam dashur të bëj korrent”, tha Dashamir Shehi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...