Arjan Çani nxjerr prapaskenat për Ramën e Bashën dhe plas ‘bombën’

Gazetari Arian Çani i sheh propozimet e PD-së për ndryshime kushtetuese si fillimi i një marrëveshjeje me PS-në. Mirëpo sipas Çanit kjo lëvizje ka si synim që të godasë Berishën e Metën, nga të cilët sipas tij Basha dhe Rama ndihen të kërcënuar.

Intervista:

Pyetja: Propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese kanë marrë shumë vëmendje ku kërkohet vetingu i politikanëve. Por ndryshe nga koha kur PS ishte në mënyrë kategorike kundër, Balla ka deklaruar se PS është e gatshme të diskutojë çdo gjë me PD, a do të thotë kjo një marrëveshje mes palëve?

Çani: Sigurisht që ky është fillimi i një marrëveshje që nuk do ndalojë këtu, do avancojë me fabula të tjera. Por siç e lexoj unë tani është momenti që Basha ti thotë po vetingut të politikanëve sepse sot janë dy njerëz kundërshtarë, Meta dhe Berisha.

Vetingut po i thuhet po nga Basha dhe nga Rama për të goditur Berishën dhe Metën. Do ketë dëme kolaterale të tjera.

Do bien disa dëshmorë të tjerë rrugës, që janë pesha shumë më të lehta, ndoshta nga të dyja palët. Këtë lëvizje unë kështu e lexoj. Palët do ta mbulojnë marrëveshjen, do ti hedhin vello, por me shumë gjasa dy njerëzit që spo lënë të qetë Ramën dhe Bashën, Berisha më shumë dhe Meta që mezi pret të shpërthejë.

Pyetja: Nga ana tjetër kemi një tjetër propozim interesant qe vjen nga PD për rikthimin e komunave. Duket ne tepër si një taktike elektorale për të maksimalizuar votën permes shtimit te njësive administrative. Si e shihni ju këtë?

Çani: Mund të jetë, por unë se kam kuptuar mirë këtë. Mesa duket nga llogaritë që ka bërë opozita është që me futjen e komunave mund të votohet më shumë. Më duket përpjekje normale e opozitës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...