“Shko moj vajzë na lej rehat”/ I ‘mori’ shokun e ngushtë, Elvana Gjata ‘sherr’ Beyonce… (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti janë prej vitesh shokë të ngushtë. Sot Valdrini feston ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë padyshim urimin më të bukur.

“Lutem dhe uroj që të arrish vendet, të cilave ti iu përket! Ne jemi të gjithë krenarë për ty! Unë nuk mund të të bëj një dhuratë më perfekte sesa miqësia që kemi sot! Një jetë bashkë e kurrë s’u nalëm tu kesh. Të dua!”, i shkruan Elvana mikut të saj, kraj disa fotove e videove me të.

Mirëpo, me humorin që e karakterizon, e prisnim që mos ta linte me kaq. Ajo ka shprehur hapur xhelozinë për shokun e saj të ngushtë, që siç shkruan ajo, po ia merr diva Beyonce.

“Epo vde kjen e dija, po që Beyonce do më merrte designerin dhe shokun e ngushtë se kisha menduar ndonjëherë!! Ja ka nis dhe me i shkrujt SMS tani… ‘Oh hi Drinki, hi love, hoë are you…’. Shko moj vajzë na lej rehat!!!!!”, shkruan Elvana në Instastory, bashkëngjitur fotos së këngëtares, me fustanin e krijuar nga Valdrini.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...