Opaaa/ Demokrati vë me “shpatulla pas muri” Sali Berishën

Një prej demokratëve e ka vënë me “shpatulla pas muri” Sali Berishën, i cili tha se ndjesa e tij, nuk kishte asnjë vlerë pasi ka lejuar Lulzim Bashën 8 vite në krye të PD-së kur ndërkohë kjo parti është dobësuar.

Pjesë nga debati

Demokrati: Nuk e ndihmojmë dot PD duke thënë “marsh nga ditët tona”. Në aspektin politik uroj dhe ne e duam më shumë kur ti del i nderuar dhe në aspektin njerëzor familjes suaj nuk i ndodh asgjë. Por unë kam nevojë për disa përgjigje, Bashën e kam kritikuar 8 vjet para.

Ju keni kërkuar ndjesë, po ndjesë pas 8 vitesh gabime të njëpasnjëshme të Bashës dëmi është bërë dhe unë do ish ai lindur sikur në 2013 e emëruar se ishte djalë i ri europian,

por në 2017 ai bëri një marrëveshje me Ramën kokë më kohë, pastaj doli nga parlamenti. Te na thuash, ishte dakord me kete marreveshje ti, pasi nuk ke qene i qarte ne ate kohe.

Sali Berisha: Të falenderoj për ndërhyrjen, do të saktësoj vetëm një moment. Unë e kam mbështetur me të gjithë mundësitë e mia Lulzim Bashën në këto 8 vite, por nuk jam unë që e kam sjellë atë, për këtë të garantoj.

Pse? Unë dhashë dorëheqjen, kisha konceptin njeriu për shumë gjatë nuk duhet të rrijë, dhe asnjë tjetër përveç 2 personave nuk u paraqit për t’u kandiduar, dhe asnjërit nuk i kam thënë unë që kandidoni, kur u thashë që gara ishte e hapur, e mbështeta plotësisht.

Në 2017 i kam thënë jep dorëheqjen se kjo humbje është poshtrim, kemi rënë më keq se 1997, dhe mënyra se si u mashtrua nga Rama, që i thoshte është “çun i mirë” dhe elektorali i djathtë u largua.

Unë nuk kisha Project, isha betuar të mos kthehesha nëse dilja dhe do i thoja “jep dorëheqjen” do e ndiqja këtë problem, vetëm sepse isha i betuar se nuk do kthehesha më.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...