Dëshmia e të atit të të akuzuarës/ Mamaja kishte lidhje jashtëmartesore, Bleona Matën e mori babai biologjik’

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ mbrëmjen e sotme në Report Tv publikoi dy dëshmi të reja në lidhje me zhdukjen e Bleona Matës në vitin 2010. Pasurim Mata, që është babai i Qamile Matës,

njërës prej pesë vajzave të akuzuara nga Bukurie Mata që kanë lidhje me rrëmbimin e vajzës jep një tjetër pistë që nuk është lakuar asnjëherë deri tani. Ai thotë se Bleona Matën e rrëmbeu babai i saj biologjik, pasi Bukurie Mata kishte një lidhje jashtëmartesore.

Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon që të jetë në qendër të opinionit publik. Pak javë më parë emisioni ‘Pa Gjurmë’ publikoi foton se si mund të jetë Bleona aktualisht, 16-vjeçe, ndërsa sot zbulon detaje të reja.

Qamile Mata (kushërira e Bleonës) e akuzuar nga Bukurie Mata, si njëra nga pesë vajzat që kishte gisht rrëmbimin e vajzës së saj thotë se vërteta është krejt ndryshe dhe shton se është gati që të përballet me nënën LIVE.

Ndërsa babai i Qamiles, Pasurim Mata shprehet se personi që e ka rrëmbyer vajzën ka qenë i dashuri i Bukurie Matës, pasi sipas tij, ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, fryt i së cilës ka qenë edhe Bleona.

Pasurim Mata thotë se i dashuri i mori vajzën Bukurie Matës, pasi kjo e fundit nuk pranonte që të dilte në takim. Pas vitit 2010 kur u denoncua ngjarja që vijon ende të jetë e pa zbardhur, Bukurie Mata u divorcua nga bashkëshorti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...