Njerëzit në Greqi habiten nga FENOMENI i pazakontë dhe tepër spektakolar (video)

Një fenomen spektakolar befasoi banorët e Kythiras në Greqi, duke ofruar në pamje të rrallë për ta, dhe disa imazhe të mrekullueshme për njerëzit që arritën ta regjistronin.

Uji u ngrit në ajër në formën e një trombe, çka sipas ekspertëve mund të ndodhë gjatë vjeshtës prej kontrastit që sjell temperatura e lartë në sipërfaqen e detit, dhe në disa zonë të vendit fqinj, ajo e tillë ka qenë vërtet.

Në këtë rast megjithatë, tornadoja e ujit u shkaktua nga moti i keq që ka prekur të gjithë vendin këto ditët e fundit. Rajone të Greqisë u përballën këto ditë me reshje të dendura e përmbytje, ndërsa nuk munguan as rrëshqitjet masive të dheut.

Më i prekuri ishte ishulli i Evias, banorët e të cilit u përballën me makthin e vërshimit të ujit, pas zjarreve shkatërrimtare të kësaj vere.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...