Ngjarje e rëndë/ Covid-19 i merr jetën artistit të njohur shqiptar që…

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare piktori i njohur Ziso Kamberaj.

Mësohet se Kamberaj kishte që prej muajit shtator që lu ftonte me vd ekjen për shkak të infektimit nga koronavirusi, ndërkohë që sot humbi jetën në një spital në Gjermani.

Ndonëse atij iu dha mjekim i specializuar, 56-vjeçari nuk arriti që të mbijetonte. Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale.

Profesor Pino Bonanno shkruante për piktorin; “Për Zison, vepra e artit është një brendësi, një vizion i botës, që është mbi të gjitha mjet për të formuar: një përmbajtje që shtjellohet në realizimin e një forme. Pra, nuk ekziston dualizmi formë-përmbajtje, por përmbajtja është në formën e parë, në dinamikë, si përmbushje e një procesi formues”.

Kamberaj lindi në Tiranë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Mynihut, ndërkohë që la pas një pasuri të madhe me veprat e tij artistike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...